Hendbollistet e Ferizajt janë të mobilizuar deri në pikën e fundit për finalen e Kupës së Kosovës (femrat) ndaj Istogut.
Finalja luhet sot në orën 17.30 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Vashat ferizajase zotohen se do të vdesin në fushë për fitore dhe trofeun e Kupës së Kosovës.
Ferizaj futet në fushë për të mbrojtur trofeun e Kiupës.
Kryetrajneri i Ferizajt, Blerim Beqiri, shprehet se është një finale e madhe dhe janë të përgatitur për këtë.
“Do të jetë një ndeshje e mirë.
Disiplina, angazhimi është arma më e fortë e jona.
Edhe ekipi kundërshtar është me lojtare të mira.
Mirëpo ne jemi te motivuar pasi kemi kalu në finale.
Nuk do të dorëzohemi deri në minutën e fundit, do të luftojmë për çdo top
Nuk e nënçmoj ekipin e Istogut.
Unë kam besim te lojtaret e mija.
Jemi të përgatitur”, thotë Beqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.