Lojtarja me shami që po bën bujë në Kosovë

Hendboll

Lojtarja me shami që po bën bujë në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 29 prill 2025 Në ora: 15:38
Salemateu Camara e Fatmire Ramadani

Është alfa e omega e Ferizajt!

Lojtare që luan me shpirt në fushën e lojës.

Lojtare si oksigjen për klubin e hendbollit Ferizaj.

Është Salemateu Camara nga Guinea, një vajzë sikur me shtatë zemra.

E veçanta e saj është se çdo ndeshje paraqitet me shami dhe me lojëra që po shfaq në fushë po bën bujë jo vetëm në komunitetin e hendbollit tonë.

E qetë, luftarake dhe motivuese për ekip. 

Shemboll i lojës së mirë, i disiplinës dhe specialiste për të shënuar.

Te hendbollistet, çmimi MVP i takoi Salemateu Camaras së Ferizajt. 

Hendbollistja nga Guinea shkëlqeu në gjysmëfinale dhe në finale, ndonëse skuadra e saj u mposht (32:28) nga Istogu në ndeshjen vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat