Javë vendimtare për Kombëtaren e Kosovës A, të jesh apo të mos jesh

Hendboll

Javë vendimtare për Kombëtaren e Kosovës A, të jesh apo të mos jesh

Më: 4 maj 2025 Në ora: 21:06
Kosova

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është grumbulluar të dielën mbrëma në prag të ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Euro 2026.

Të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja jonë e pret Kombëtaren e Ishujve Faroe. Ndërkohë të dielën e javës së ardhshme, më 11 maj, Kombëtarja jonë luan ndaj Holandës në ‘s-Hertogenbosch.

Këto janë ndeshjet e fundit të fazës së fundit kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Pas katër ndeshjeve, Kombëtarja je Kosovës i ka tri pikë.

Nga katër pikë i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Ishujt Faroe janë në vendin e parë me pesë pikë.

Gara në grup është plotësisht e hapur. Të gjitha katër kombëtaret janë në garë për kualifikim në Evropian.

Për Kombëtaren tonë, kualifikimi do të ishte sukses historik.

Për të shpresuar në kualifikim, Kombëtares sonë i duhet fitorja të enjten me Ishujt Faroe. Me fitore gjasat për kualifikim janë të mëdha. I gjithë fokusi është te kjo ndeshje, ndërsa përkrahja e shikuesve është e domosdoshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat