Aty ku është Suzana Ujkiq është edhe suksesi i klubit të hendbollit Istogu!
Historia e sukseseve të Istogut fillon që nga viti 2018 kur filloi paraqitjet e para Suzana Ujkiq e cila si sot mbahet mend me katër golat e saja kur vendosi fitoren e ekipit të saj në finale të Kupës së Kosovës, me rezultat 20:19 ndaj Kastriotit të Ferizajt!
Ujkiq është në formë jetësore e cila për tre ndeshje vendimtare të play-offit ka realizuar 30 gola apo mesatarja për ndeshje nga 10.
23 gola i shënoi në gjysmëfinale e sonte edhe 7 për fitoren e Istogut me rezultat 27:24 ndaj Samadrexhës në ndeshjen e parë të finales së Play-Off-it të Kampionatit të Kosovës, Ujkiq shpartallon secilën rivale.
E paprekshme për mbrojtje e frikshme për portieret rivale.
Ujkiq po e dërgon Istogun drejt titullit të pestë të Kosovës.