Fisnik Jashari e Enis Idrizi e dijnë se më nuk ka kthim prapa, nuk ka përmirësime, gjithçka mbaron sonte me humbje për edicionin 2024-2025 të Kampionatit të Kosovës.
Emocionet janë normale qoftë për kryetarin e KH Kastriotit të Ferizajt, Fisnik jashari, qoftë për atë të Besa Famga nga Peja, Enis Idrizi!
Siç thuhet në zhargonin sportiv, Jashari e Idrizi, as në tokë e as në qiell, secili e do finale por njëri do t’i paketojë valixhet për në shtëpi.
Si njëri dhe si tjetri, janë në emocione të mëdha, dukej se orët po iu bëhen muaj duke e pritur epilogun e ndeshjes së sotme të ndeshjes së tretë të gjysmëfinales së play-off-it.
Në seri të fitoreve janë 1:1..
Jashari apo Idrizi do të përloten nga emocionet e gëzimit, varet se cila ekip fiton sonte në orën 20.00 dhe do të shkojë në finalen e madhe.
Dy burra që angazhohen maksimalisht e kanë ndërtuar ekip për lakmi.