Atmosferë madhështore, Kastrioti kualifikohet në finale! Prce ndëshkohet me karton të kuq

Hendboll

Atmosferë madhështore, Kastrioti kualifikohet në finale! Prce ndëshkohet me karton të kuq

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 maj 2025 Në ora: 21:35
Kastrioti

Kastrioti është në finalen e madhe të Kampionatit të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 31:27 (15:12) ndaj Besa Famgas, në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-off-it.

Ferizajasit e mposhtin Besën me 2:1 në seri të fitoreve.

Kastrioti në finale do të ndeshet me kampionin në fuqi, Rahovecin. 

Atmosferë e bukur sportive në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ku ishin të pranishëm mbi1.500 shikues, panë lojë të mirë mes dy rivalëve të përbetuar të pasluftës.

Fillimi ndeshjes u karakterizua me rivalitet 1:1, 2:2, 3:3 dhe ferizajasit shkëputen në epërsi me dy gola (5:3) në minutën e 10-të.
Në minutën e 20-të ferizajasit shtuan epërsinë në 3 gola (9:6).

Kastrioti ka treguar angazhim e lojë të mirë gjatë kësaj periudhe, duke e shtuar epërsinë në 4 gola (13:9).

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 15:12 në favor të ferizajasve.

Në minutën e 40-të, Kastrioti udhëhoqi me rezultat 21:15.

Pejanët e ngushtuan rezultatin në 4 gola (22:18) në minutën e 45-të.

Në minutën e 53-të, kryetrajneri i Besës, Nikolla Prce, u përjashtua me karton të kuq. Prce pas përjashtimit pati një sjellje josportive ndaj gjyqtarëve.

Kastrioti ka shënuar fitore me rezultat 31:27 ndaj Besës.

Kryetrajneri Verim Zherka tani me Kastriotin, pas trofeut të Kupës së Kosovës, synojnë titullin e kampionit. 

Padyshim për këtë fitore ka merita portieri nga Tunizia, Wadi Chebbi i cili ka mbrojtur disa raste të ekipit pejan.

Hendbollisti Henahen Yassine me 9 gola është më efikasi te Kastrioti i ndihmuar Beni Sula me 5, Deniz Terziqi 5, Besnik Bytyçi me 4 sosh.

Vlladimir Stankoviq është më efikasi të pejanët, me 8 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat