Istogu me Faruk Shalën përgatiten që të festojnë në zemër të Samadrexhës

Hendboll

Istogu me Faruk Shalën përgatiten që të festojnë në zemër të Samadrexhës

Nga: K.G. Më: 16 maj 2025 Në ora: 12:32
Istogu

Istogut po i troket titulli i pestë në histori i Kosovës apo i katërti rresht.

Vashat e Istogut janë përgatitur maksimalisht për ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës.

Istogu kërkon fitoren tjetër ndaj Samadrexhës, pasi që në Banjë i ka mposhtur me rezultat 27:24.

Kryetrajneri i Istogut Faruk Shala me vashat e tij përgatitet që nëser mbrëma të festojë në zemër të Samadrexhës.

“KHF Istogu do të zhvillojë nesër (e shtunë) ndeshjen e dytë finale të Superligës së Kosovës kundër Samadrexhës.

Pas fitores në takimin e parë me rezultat 27-24 në Banjë, Istogut i nevojitet edhe një fitore në këtë përballje për ta siguruar titullin e radhës të kampionit të Kosovës – që ka qenë edhe objektivi kryesor i skuadrës për këtë edicion.

Ndeshja do të luhet në orën 20:00 në palestrën e sporteve “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTV21.

Bashkë drejt trofeve të radhës!”, shkruan në faqen e KHF Istogut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat