Ferizaj botërisht iu tregoi se kush është tempulli i hendbolit!
Ku është shikueshmëria!
Ku e dojnë me zemër hendbollin!
U pa në ndeshjen e gjysmëfinales dhe finalet e Kupës dhe Kampionatit të Kosovës!
Qyteti që jeton me hendbollin!
Qyteti që e ka në gjak hendbollin!
Tradita është në këtë qytet!
E shpëtoi me fytyrë hendbollin e Kosovës e vdekur klinikisht!
Sepse gati i gjithë edicioni shkoi me 50 e 100 shikues nëpër palestrat sportive!
Ferizaj i dha shpirt si infuzioni mu në ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës me 2 mijë shikues, në finale mbi 3000 veta.
I bëri krenarë të gjithë, pa asnjë incident!
Në gjysmëfinale rreth 2 mijë e në finale të kampionatit mbi 2 mijë shikues!
Finalet e hendbollit të luhen gjithmonë aty ku shikuesit e ka në zemër këtë sport dhe jo aty ku i çoni me autobusa e publikë si në teatër.
Ferizaj si tempull i hendbollit i dha zemër, i zgjoi nga vdekja klinike hendbollin, e ktheu shikueshmërinë si në kohërat e arta, në vitet e 70-ta dhe të 80-ta!
Kur kthehet qytetari në palestër është bukuri!
Nuk i duhen mercenarët në palestër!
Ferizajt iu ka kthyer qytetari në palestër, qytetari që e njeh hendbollin dhe Rahoveci është kampion me plot meritë, të cilët pranuan hapur, kënaqësi të luash tek një publikë i tillë!
Federata e Hendbollit e Kosovës, t’i thërras mendjes, ndeshje madhore të kombëtares së Kosovës me shtetet e fuqishme të luhen në tempullin e hendbolit, aty ku mbushet palestra nga dashuria për hendbollin dhe jo të bartin shikues me autobusa nga 20 qendra e Kosovës sepse ky sport nuk është i mercenarëve!
Ferizaj dje ka dëshmuar kulturë të hendbollit!
Kastrioti nuk e meritoi titullin se "nuk pat lojë për titull" por i fitoi zemrat e qytetarëve dhe e ktheu qytetarin!
Kastrioti dëshmoi organizim me një kryesi shembullore në krye me Fisnik Jasharin!
Kasttrioti dëshmoi se humbjet i pranon si burrat dhe rivalin e sheh si mik!
Rahoveci e ka merituar dhe është kampion i madh! Ju lumtë Rahovecit, krenarë që sot qyteti i rrushit ka dy tituj rresht.
Pak ka rëndësi titulli, sa kishte nevojë ky sport për shikuesin., për palestrën e strrëmbushur, që moti nuk kemi pa spektakël hendbolli!
Ferizaj meriton komplimente, për organizim e shikushmëri e falënderiim të madh nga FHK-ja.
Qytetari ka qenë në palestër, kjo ishte bukuri!
Kultura qytetare mbizotëroi në palestër.
Kur të kthehet qytetari është krenari e qytetari iu kthye palestrës.
Pak mercenarët që janë, nuk na duhen në palestra por kjo që e pamë së fundi na duhet, publiku i mrekullueshëm!
Një Ferizaj që i dha shkëlqimin hendbollit, që e zgjoi nga vdekja klinike dhe nga vdekja kliniike!
Hendbolli ndihet ballëlart, se publiku shpërtheu si vullkani, si në kohërat e arta.