Basholli: KHF Samadrexha është në një tjetër nivel – në organizim, rezultat dhe përfaqësim ndërkombëtar

Hendboll

Basholli: KHF Samadrexha është në një tjetër nivel – në organizim, rezultat dhe përfaqësim ndërkombëtar

Nga: K.G. Më: 27 maj 2025 Në ora: 15:01
Samadrexha

Klubi i hendbollit Samadrexha është nënkampione e Kosovës dhe tani është me mendje që të organizohet sa më mirë e përforcohet sa më shumë për garat evropiane.

Klub që vjen nga fshati Samadrexhë por me zemër të madhe dhe që jetojnë i madh e i vogël me suksesin e klubit.

Kryetari i klubit, Besnik Basholli, tha se është krenar me ecurinë e këtij kolektivi.  

“Për të gjithë ata që flasin për sukseset e KHF Samadrexhës…

Në një kohë kur sporti kërkon përkushtim, disiplinë dhe vizion afatgjatë, klubi i hendbollit femrat Samadrexha (KHF Samadrexha) është bërë shembull i qartë se çfarë do të thotë profesionalizëm dhe sukses i mirëfilltë.

Nënkampion i Superligës së Kosovës

Të përfundosh sezonin në vendin e dytë në Superligën e femrave, në mesin e klubeve më të forta të vendit, është jo vetëm arritje, por dëshmi e rritjes së vazhdueshme së këtij klubi – që vjen falë punës së palodhur të stafit, lojtareve dhe udhëheqjes.

Pjesëmarrës në Kupën Evropiane EHF – dy vite me radhë

KHF Samadrexha nuk është më thjesht një klub lokal – është ambasador i hendbollit kosovar në Evropë.

I vetmi klub nga Komuna e Vushtrrisë që ka përfaqësuar Kosovën në EHF Cup, edhe vitin e kaluar, edhe sivjet.

Kjo pjesëmarrje është më shumë se statistikë – është nivel, identitet, dhe reputacion ndërkombëtar.

Krahasimi është i thjeshtë:

Nëse flasim për sportin në Komunën e Vushtrrisë, nuk ka nevojë për shumë analiza:

KHF Samadrexha është në një tjetër nivel – në organizim, rezultat, dhe përfaqësim ndërkombëtar.

Ky klub nuk ka kërkuar vëmendje me fjalë – por e ka merituar me vepra.

Të gjithë ata që diskutoni për suksesin e KHF Samadrexhës – mos harroni:

Ky është klubi që po e ngre sportin vushtrrias në hartën evropiane.

Ky është modeli që duhet përkrahur, jo nënvlerësuar.

Dhe ky është ekipi që meriton krenarinë e gjithë qytetit”, ka shkruar Basholli.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat