Largohet Zherka, vjen Gligorov kryetrajner i ri te Kastrioti

Hendboll

Largohet Zherka, vjen Gligorov kryetrajner i ri te Kastrioti

Nga: K.G. Më: 19 qershor 2025 Në ora: 15:10
Sojeva, Gligorov e Jashari

Kastrioti ka emëruar kryetrajnerin e ri, maqedonasin Vlladimir Gligorov.

Gligorov rikthehet pas një vito te ferizajasit.

Verim Zherka është larguar pasi ky nuk ka gjetur ujdi për kushtet që ka kërkuar të KH Kastrioti i Ferizajt.    

“KH Kastrioti njofton emërimin e trajnerit të mirënjohur dhe të dëshmuar ndërkombëtarisht, Vlladimir Gligorov, si kryetrajner i ekipit tonë.

Ky emërim është rikthim i një profesionisti që ka lënë gjurmë në klubit tonë. Vladimir Gligorovi është trajner me përvojë të gjatë dhe është i kalitur në sfida të mëdha e i shpërblyer me trofe të shumtë. Ai simbol i disiplinës, punës dhe përkushtimit të lartë.

Në karrierën e tij të pasur, Gligorovi ka ngritur ekipe nga baza në majat e garave, ka udhëhequr skuadra drejt finales dhe ka ndërtuar identitet fitues kudo që ka shkelur. Ai është profesionist i pakompromis që e njeh hendbollin modern në çdo detaj dhe që e kupton lojën si pasion, si filozofi e si koncept.

Tash, ai rikthehet në Ferizaj, në me më shumë energji, me më shumë përvojë, me më shumë vendosmëri se kurrë më parë. Rikthehet për të luftuar dhe mbi të gjitha për të fituar.

Me Gligorovin në krye synojmë ta rikthejmë lavdinë e të bëhemi përsëri emri i majave të hendbollit vendor e më gjerë.

Gjithashtu klubi dëshironë të falenderoj trajnerin e deritanishëm ikonën e klubit tonë Verim Zherka për përkushtimin,punën profesionale dhe suksesin e arritur së bashku”, njofton KH Kastrioti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat