Hamza Gjuka mburret me fatoset e Besës kampione dhe fitoren 21:4

Hendboll

Hamza Gjuka mburret me fatoset e Besës kampione dhe fitoren 21:4

Nga: K. Goca Më: 22 qershor 2025 Në ora: 19:47
Fatoset e Besës

Nuk i ka ende tri vite që është themeluar si klub por puna që bëhet është treguesi më i mirë sidomos fitorja e sotme (në Ferizaj) në finale me rezultat 21:4 ndaj Kastriotit të Ferizajt!

Janë fatoset e klubit të hendbollii Besa e Pejës.

Një gjeneratë që po vjen me përplot talente duke iu falënderuar punës së madhe e profesionale të ish hendbollistit Hamza Gjuka e tani kryetrajner.

Fitorja me rezultat 21:4 e fatoseve të Besës është pasqyrë e punës profesionale. 

Aty ku ka disiplinë, rend e rregull, punë profesionale, vjen fitorja dhe titulli siç është të Besa me kryetrajner Gjuka.

“Qe 2 vjet e gjysmë punoj me këto çika pa ndal jo që unë dua po as ato nuk ndalen”, thotë Gjuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Hamza Gjuka mburrert me talentet që ka duke thënë: “Kështu qe edhe vitin e kaluar ishim në vend të dytë me fatoset e në vend të tretë me pioneret.

E sivjet në vendin e parë me fatoset e vendi i dytë me pioniere”.

Gjuka tregon se ku ishte arma më e fortë e këtij suksesit:

“Puna e palodhshme e imja edhe e çikave, jemi si një familje”, ka përfunduar Gjuka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat