Arben Muqolli: ‘Bota sot’ - gazetë shumë e pasur me lajmet e sportit

Hendboll

Arben Muqolli: ‘Bota sot’ - gazetë shumë e pasur me lajmet e sportit

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 16:36
Arben Muqolli:

Legjenda e hendbollit, Arben Muqolli, tha se gazeta “Bota sot” është e pasur me lajmet e sportit.

Muqolli, ish hendbollisti më i mirë që ka pas Kosova dhe më i merituari që KH Besa e Pejës ka dominuar mbi dy dekadat e fundit në hendbollin tonë.

Muqolli e ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.  

“’Bota sot’ e shoh si nje gazetë shumë e pasur me lajmet e sportit sidomos të hendbollit në krye me gazetarin Kemajl Goca. 

Për arsye se vetëm sportin e përcjellni e me politikë nuk merreni, edhe per atë e them se në sport jeni të mrekullueshëm e me lajme tjera nuk di se nuk i përcjelli. 

Dhe ju dëshiroj së pari shëndet dhe mandej suksese dhe vazhdoni njëjt e fortë edhe në të ardhmen. Ju përshendes juve (Kemajl

Goca) së pari dhe të gjithe stafin e "Bota sot" dhe lexuesit e gazetës”, ka uruar Muqolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat