Dr. Vjosa Zhubi: “Bota Sot” ka qenë dhe mbetet një dritare e hapur për shqiptarët

Hendboll

Dr. Vjosa Zhubi: “Bota Sot” ka qenë dhe mbetet një dritare e hapur për shqiptarët

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 16:45
Vjosa Zhubi

Ish hendbollistja e mirënjohur, dr. Vjosa Zhubi, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Ajo tha se “Bota sot” ndër vite ka qenë krahë i fuqishëm i sportistëve.  

“Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të gazetës “Bota sot”, shpreh urimet më të përzemërta për këtë përvjetor të rëndësishëm që përfaqëson një rrugëtim të gjatë, plot përkushtim, guxim dhe profesionalizëm në shërbim të fjalës së lirë dhe informimit të drejtë të opinionit publik.

“Bota Sot” ka qenë dhe mbetet një dritare e hapur për shqiptarët, një zë i fuqishëm në kohët më të vështira dhe një tribunë e lirisë në dekada sfidash kombëtare.

Gjatë gjithë këtyre viteve, gazeta ka dëshmuar vlera të qëndrueshme gazetareske, duke ndriçuar të vërtetën, promovuar kulturën dhe ruajtur identitetin kombëtar.

Në këtë përvjetor jubilar, uroj redaksinë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë lexuesit e saj për sukseset e arritura, me dëshirën që

“Bota Sot” të vazhdojë misionin e saj fisnik edhe për shumë vite të tjera, me po aq pasion dhe integritet.
Gëzuar 30-vjetorin, “Bota sot”!”, ka uruar dr. Zhubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat