Rron Ramadani nuk është pjesë e skuadrës me renome të hendbollit, Kastriotit të Ferizajt!
Kastrioti mbetet pa super lojtarin. Mbetet pa yllin që e bënte diferencën në fushën e lojës!
Largimi i tij pa dyshim se ka shqetësuar edhe tifozët më të zjarrtë të fituesit të Kupës së Kosovës, tempolit të hendbollit, Ferizajn.
Rron Ramadani nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën.
Ai është lojtar i lirë.
Largimi i tij është godtje e rëndë për klubin.
Kastrioti mbetet pa një emër të spikatur.
Rron Ramadani, reprezentues i Kosovës, mbrëmë e bëri të ditur largimin nga ky kolektiv, për të cilin dha kontribut të jashtëzakonshëm.
“Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi si kapiten i KH Kastrioti, kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të adresuar dhe zgjidhur problemet e vazhdueshme brenda klubit.
Pavarësisht komunikimit dhe insistimit tim për ndryshim, nuk kam has në gjuhë të përbashkët dhe vullnet për përmirësim.
Një skuadër që të ketë vazhdimësi në rezultate e suksese duhet të ndërtohet mbi respektin dhe mirësjelljen mes gjithë anëtarëve dhe duke i njohur meritat dhe kontributin e secilit.
Për këto arsye dhe për të ruajtur integritetin tim personal dhe profesional, kam marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga KH Kastrioti.
Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por e shoh si të domosdoshëm dhe gjatë të menduar gjatë ditëve të fundit.
Falënderoj nga zemra bashkëlojtarët, stafin dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua me respekt dhe profesionalizëm.
Falenderim i veqantë për tifozërinë ferizajase dhe ULTRAS UJQIT që si asnjëherë më parë kan mbushë palestrën dhe kanë qenë forcë shtytëse për ne drejtë sukseseve të përbashkëta.
Uroj që klubi të gjejë rrugën e duhur drejt zhvillimit dhe suksesit”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në facebook.