Beqiri, delegat i EHF-së në Kampionatin Evropian U19: Është hera tretë rresht

Hendboll

Beqiri, delegat i EHF-së në Kampionatin Evropian U19: Është hera tretë rresht

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 13:11
Beqiri

Delegati i ndeshjeve i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, kishte periudhë shumë të ngarkuar në Podgoricë të Malit të Zi.

Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në Kampionatin Evropian për hendbollistet deri në 19 vjet.

Evropiani nisi më 9 korrik, ndërsa përfundoi të dielën.

Beqiri ishte delegat në shumë ndeshje të rëndësishme, duke përfshirë edhe gjysmëfinalen mes Austrisë dhe Spanjës.

Me delegimin e Beqirit në Evropianin e 19-vjeçareve vetëm është konfirmuar besimi i madh që EHF-ja ka në zyrtarët e ndeshjeve të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

"Faleminderit për besimin tuaj!

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për përkrahjen dhe mbështetjen që kam marrë deri tani nga Federata Evropiane e Hendbollit.

Është hera tretë rresht, në tri vite radhazi që nominohem nga EHF që të jem Delegat në Kampionatet Evropiane W19 e M 20 dhe në Fazën finale në EHF Euro 2025 W19.

Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tim në familjen e madhe, atë të hendbollit.

E di se sfidat janë të mëdha, por besimi e përkrahja e juaj më jep energji dhe motivim për të punuar pa ndalur. Unë do të vazhdojë të luftoj me përkushtim e pa ndërpre që edhe më shumë të përfaqësoj Hendbollin Kosovar në arenën ndërkombëtare.

Faleminderit shumë edhe njëherë!

Puna ime do të jetë pasqyrim i frymës sportive të juaj, por edhe i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës", ka shkruar Beqiri në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat