Hendbollistja nga Mali i Zi, boshnjakja Esma Muratoviq, nuk është më pjesë e kampionit maqedonas, Gjorgje Petrov.
Pas vetëm një sezoni në klubin nga Shkupi, të dyja palët vendosën që të ndajnë rrugët me marrëveshje
Hendbollistja 29-vjeçare vazhdon karrierën e saj në Azerbajxhan, ku do të veshë fanellën e klubit Kur.
Muratoviq e ka në zemër Kosovën e cila disa herë e ka thënë publikisht, tani synon suksese edhe në Azerbajxhan.
Kjo hendbolliste, vite më radhë është paraqitur në petkun e kampiones së Kosovës, Istogu nën drejtimin e kryetrajnerit Faruk Shala, ndërsa ishte shpallur edhe hendbollistja më e mirë në Kosovë nga FHK.