Kosova nuk ia del edhe me Finlandën

Hendboll

Kosova nuk ia del edhe me Finlandën

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 21:04
Kosova

Finlanda bëhet Kombëtarja e dytë që avancon nga Grupi A në gjysmëfinale të Evropianit U17 në Prishtinë.

Finlanda të martën mbrëma e mposhti Kombëtaren tonë me rezultat 38:27.

Për finlandezet e reja ishte fitorja e dytë.

Ndërsa për vajzat tona disfata e dytë.

Suksesin, Kosova U17 do ta kërkojë në ndeshjen e tretë në grup, të enjten nga ora 19:00 ndaj Letonisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat