Legjenda Carmen Martin në Prishtinë, bashkëbisedon me lojtaret e Evropianit U17

Hendboll

Legjenda Carmen Martin në Prishtinë, bashkëbisedon me lojtaret e Evropianit U17

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 15:33
Pamje

Të premten nuk ka pasur ndeshje në Kampionatin Evropian U17 për hendbolliste në Prishtinë.

Megjithatë është zhvilluar një aktivitet i rëndësishëm, ai "Respect Your Talent" që EHF-ja e organizon gjatë çdo kampionati.

Lojtaret e përzgjedhura si më të mirat e ndeshjeve në fazën grupore kanë bashkëbiseduar me legjendën spanjolle të henbollit, Carmen Martin.

Prej saj hendbollistet e reja kanë mësuar shumë gjëra të rëndësishme për karrierë të suksesshme në hendboll.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtues të FHK-së dhe përfaqësuesit e EHF-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat