Selektori i Kosovës U-19, kandidat për asambleist në Pejë

Hendboll

Selektori i Kosovës U-19, kandidat për asambleist në Pejë

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 15:10
Fatmir Muhaxheri

Ish-hendbollisti i njohur i Kosovës dhe njëri nga trajnerët më të suksesshëm të hendbollit në vend, Fatmir Muhaxheri, selektori i Kosovës U-19 (meshkujt) është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Pejës në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor 2025. 

Ai garon me numrin 16 në listën zgjedhore të AAK-së, listë që udhëhiqet nga Dr. Ali Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Pejës.

Lista garuese e AAK-së në Pejë përfshin personalitete të shumta nga fusha të ndryshme, duke e bërë atë një ndër listat më të kompletuara në këto zgjedhje. 

AAK-ja synon një rikthim të fuqishëm në udhëheqjen komunale të Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat