Të martën prezantohet selektori i ri i Kosovës në hendboll - meshkujt

Hendboll

Të martën prezantohet selektori i ri i Kosovës në hendboll - meshkujt

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 20:56
Kosova

Të martën do të prezantohet selektori i ri i kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kush do të jetë selektor i ri?

Gjithçka do të dihet të martën e ardhshme.

”Ju ftojmë në konferencën për media që mbahet të martën, më 2 shtator 2025 nga ora 12:00.

Në konferencë do të bëhet prezantimi i përzgjedhësit të ri të Kosovës në konkurrencë të meshkujve dhe shtabit teknik të tij. Në konferencë do të jetë edhe përzgjedhësi i ri, që për herë të parë do të prezantohet para opinionit në vend.

Shpresojmë që më praninë tuaj ta respektoni këtë aktivitet të rëndësishëm për federatën tonë dhe gjithë komunitetin e hendbollit në vend.”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat