Besa Famgas e Pejës ka startuar ashtu siç i ka hije, furishëm në garat e Kupës Evropiane në hendboll (meshkujt).
Skuadra pejane ka shënuar fitore me rezultat 39:34 ndaj Depsas Enerji nga Turqia, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Kupës Evropiane.
Ndeshja u luajt në palestrën e sportit “Katagaçi” në Pejë.
Qysh në 30 minutat e parë u pa një Besë që e kërkonte më shumë fitoren, tregonte lojë të mirë dhe shkoi në pushim me tre gola epërsi (19:16).
Në minutën e 45-të Besa ishte në epërsi me 4 gola (31:27).
Pejanët shënuan fitore të merituar me rezultat 39:34 ndaj ekipit turk. Një epërsi e mirë për ndeshjen e kthimit.
Hendbollistët Abdullah Zayan me 14 gola e Deniz Terziqi me 9 janë më efikasit tek Besa, të ndihmuar nga Amar Muqolli 7, Jon Vokshi 4, Enis Kuleta 2, Edonis Hajra 2 e Ilir Istrefaj 1.
Me 13 pritje u dallua edhe Olt Kabashi.
Ndeshja e kthimit është të shtunën e ardhshme në Ankara të Turqisë.
Tek udhwtuesit mw fikasit janw: Emre Biçici me 7 gola. Samet Kanberoglu 7, Egemen Çakir 7 e Baris Bugday me 6 gola.