Kampioni i Kosovës në hendboll (meshkujt), Rahoveci, do të përballet me fituesin e Kupës, Kastriotin e Ferizajt.
Rahoveci ka presionin e madh për faktin do të përballet me Kastriotin me shumë të panjohura sa i përket përforcimeve që ka bërë në afati kalimtar.
“Rahoveci e Kastrioti e synojnë trofeun e radhës.
Njëra prej këtyre dy skuadrave do të festojnë të shtunën në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj.
Ndeshja për Superkupën e Kosovës fillon në ora 20:00.
Spektakli i garantuar!”, njofton FHK.