Granit Sahiti në krye të Akademisë së Hendbollit Kastrioti

Hendboll

Granit Sahiti në krye të Akademisë së Hendbollit Kastrioti

Nga: K.G. Më: 11 shtator 2025 Në ora: 19:03
Granit Sahiti e Agron Sojeva

Klubi Kastrioti ka në kuadër të saj edhe akademinë e hendbollit, e cila është një mundësi e mirë për zbulimin dhe formimin e talenteve të kësaj loje për të ardhmen, që do të janë bazë e fuqishme për klubin. 

Ferizajasit emërojnë trajner të ri të akademisë Granit Sahitin. 

“Klubi ynë ka emëruar Granit Sahitin si trajner të ri për grupmoshat junior, kadet, pionier dhe për Akademinë e Hendbollit Kastrioti.

Granit Sahiti vjen me një përvojë të madhe si trajner dhe ne jemi të bindur që me angazhimin dhe përkushtimin e tij do të arrijmë rezultate të mëdha.

Së bashku me koordinatorin e projektit dhe trajnerin tonë Vladimir Gligorov, synimi ynë është i qartë: të zhvillojmë lojtarë të rinj dhe të nxjerrim talente të reja që do të përfaqësojnë me krenari KH Kastriotin.

E ardhmja është tek të rinjtë – dhe ne po e ndërtojmë atë me përkushtim!”, - njofton KH Kastrioti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat