Istogu e fillon me fitore mbrojtjen e titullit
Istogu e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të enjten mbrëma në Banjë, Istogu fitoi me rezultat 26:22 ndaj Prishtinës.
Ndeshja i takoi xhiros së parë të Superligës.
Pas pjesës së parë istogaset ishin në epërsi prek tri golash, 14:11.
Edhe në pjesën e dytë skuadra vendase mbajti vazhdimisht epërsi solide për dy pikët e para kampionale.
Suzana Ujkiq i shënoi gjashtë gola për Istogun, derisa nga pesë i shtuan Dijana Ujkiq e Nihed Limem.
Te Prishtina me efikasitet u dallua Celine Sia Tolno me shtatë gola.
Nga katër i realizuan Ermira Berisha e Fionë Krasniqi.