Ferizaj me shumë lehtësi ndali dy pikë në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, duke shpartalluar Kastriotin e kryetrajneres Lirie Muhaxherit, me rezultat 40:14, në kuadër të javës së dytë të Kampionatit të Kosovës.
Hendbollistja Shkute Mehmeti me bashkëlojtare ishte lokomotivë për Kastriotin e Ferizajt.
Një fitore e thellë dhe me 26 gola dallim, dëshmi e dallimit të madh në cilësi.
Është fitorja e dytë për Ferizajn dhe ndeshje e parë për Kastriotin por me një humbje tejet të rëndë.
Për Ferizajn shënuan: Shkurte Mehmeti 7 gola, Shijesa Zeneli 7, Lorena Matarova 6, Mirjeta Dinolli 5, Ozgan Sevdanur 4, Agnesa Hysa 3, Aida Stagova 3, Luljeta Sopjani 2, Sumea Sadiku 2 e Fetane Uzunlar 1.
Te Kastrioti realizuan Nikelina Franca 5, Verona Muxheri 3, Ekiona Maksuti 2, Alisa Sylejmani 2, Puhiza Gashi 2.