Llapi fiton ndaj Vushtrrisë, Rahoveci me lehtësi në përballje me Prishtinën

Hendboll

Llapi fiton ndaj Vushtrrisë, Rahoveci me lehtësi në përballje me Prishtinën

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 23:01
Llapi

Ndeshje interesante u zhvillua në Podujevë, mes Llapit e Vushtrrisë, në kuadër të elitës së hendbollit të Kosovës.

Llapi fitoi me rezultat 41:38. Blerton Hasani i shënoi 8 gola për Llapin, kurse nga 7 i realizuan Mërgim Ademi e Artir Muçiqi. 

Amir Fazliu i kishte 8 gola te Vushtrri. Egzon Ademi e Bleon Gela shënuan nga shtatë.

Kampioni në fuqi, Rahoveci, fitoi pa telashe ndaj Prishtinës në kryeqytet. 

“Vreshtarët” fituan me rezultatin 55:33. Mali Luzha i shënoi 10 gola për Rahovecin, derisa nëntë i kishte Arbios Mushkolaj.

Te Prishtina më efikasi ishte Enis Kuleta me 11 gola. Me shtatë gola ndeshjen e mbylli Fatlum Batatina.

Derbi i xhiros së dytë zhvillohet të dielën nga ora 19:00. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë takohen Besa Famgasi e Kastrioti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat