Skuadra shqiptare mposhtet në Slloveni në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane

Hendboll

Skuadra shqiptare mposhtet në Slloveni në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane

Nga: K.G. Më: 28 shtator 2025 Në ora: 15:35
Pamje nga ndeshja

Hendbollistet e Çairit pësuan humbje me rezultat 27:24 nga Mlinotest Ajdovscina e Sllovenisë në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Evropiane (femrat).

Ky rezultat nuk është i keq për skuadrën e trajenri Basri Latifit, e cila synon të përmbysë në Shkup.

Pjesa e parë ishte fatale për skuadrën shqiptare e cila ishte në disavantazh me gjashtë gola (17:11).

Çairi pati gjithashtu tri penallti të humbura nga shtatë prej tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat