Ekipi zviceran, Yellow Wintethur, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 38:23 (23:12) ndaj Shqiponjës së Gjakovës, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.
Vashat gjakovare nuk ishin rivale e denjë e ekipit zviceran.
Një fitore bindëse për zviceranet që i jep komoditet për ndeshjen e kthimit në konak të Shqiponjës.
Te Shqiponja u dallua Alma Nivokazi me 6 gola, e ndihmuar nga Cristine Souza e Larisa Ferizaj, secila nga 5 gola etj.
Portierja Marisa Berisha u dallua te Shqiponja me plot 16 pritje, por që nuk mjaftuan.
Nga tabori tjetër, Stephania Oliveira de Almeida është më efikasja me 8 gola e ndihmuar nga Maxime Drent me 7 gola.
Ndeshja u luajt në “BBC Arena” në Schaffhausen.