​Flet drejtori i K H Rahovecit: Vendimi për të na përjashtuar nga palestra i pakuptimtë

Hendboll

​Flet drejtori i K H Rahovecit: Vendimi për të na përjashtuar nga palestra i pakuptimtë

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 14:47
Afrim Deliu

Klubi i hendbollit Rahoveci ka njoftuar se të dyja ndeshjet ndaj ekipit nga Luksemburgu, Dudelange, në kuadër të garave evropiane, do të zhvillohen në Luksemburg.

Shkak për këtë është bërë fakti se palestra “Mizahir Isma” në Rahovec, për shkak të zgjedhjeve, kalon nga nesër në menaxhim të KQZ-së dhe rrjedhimisht nuk mund të shfrytëzohet për ndeshje sportive.

Drejtori Sportiv i këtij klubi, Afrim Deliu, thotë për KosovaPress se vendimi për t’i përjashtuar klubet nga palestrat është krejtësisht i pakuptueshëm.

“Sigurisht që është problematike, tereni është një lojtar shtesë në fushë, ajo nuk diskutohet por përveç kësaj janë edhe shumë probleme të tjera sepse palestra kalon në menaxhimin e KQZ-s nga nesër dhe përveç tereni që duhet të zhvillohet ndeshja jashtë, ne e kemi problem edhe stërvitjet t’i vazhdojmë. DO të thitë është shumë problem kjo pjesa dhe sinqerisht nuk e kuptoj se si mund të merret një vendim që palestra të lirohen nga klubet ose të mos kenë mundësi t’i zhvillojnë stërvitjet. Pra përveç lojës, problem tjetër shumë i madh është edhe stërvitjet ku do t’i zhvillojmë”, tha Deliu.

Ai ka shtuar se me këtë problematikë përballen sa herë që në Kosovë ka zgjedhje.

“Edhe në zgjedhjet e kaluara ka qenë i njëjti problem dhe e kemi ditur që nuk ka mundësi të arrihet asgjë nga kjo marrëveshje dhe menjëherë kemi kontaktuar me ekipin kundërshtar dhe kemi kërkuar që t’i zhvillojmë dy ndeshjet sepse e dimë që kjo nuk mund të realizohet, nuk është problem vetëm Rahoveci por e gjithë Kosova...Nuk është se kemi tentuar të shkojmë edhe ne KQZ direkt por e kemi ditur se është e pamundur sepse jo vetëm për Rahovecin por edhe për të gjitha klubet tjera ka qenë e pamundur”, shtoi Deliu.

Deliu thekson se klubi do ta ndejejë tej mashe mungesën e mbështetjes nga tifozët vendas në këto ndeshje shumë të rëndësishme.

Deliu: Do ta ndjejmë mungesën e mbështetjes së tifozëve

“IHF (Federata Ndërkombëtare e Hendbollit) e lejon nëse klubet merren vesh për t’i zhvilluar garat në një vend të caktuar atëherë nuk është problem. Së paku deri në vitin e kaluar nuk ka qenë ndonjë pengesë, nuk kemi marr ndonjë imell nga IHF që mund të penalizohemi kështu në rregull jemi me këtë pjesë. Por, vetëm që nuk mund t’i realizojmë ndeshjet para shikuesve tanë, jo vetëm të Komunës së Rahovecit por para të gjithë dashamirëve të hendbollit të Kosovës. E dimë nga vitit i kaluar kur i kishim dy ndeshje këtu, me dy ekipe të ndryshme, palestra është stërmbushur kanë pasur çfarë të shohin, ndeshje të bukura, lojë të mira e kështu me radhë”, tha Deliu.

Përveç hendbollit, me telashe të njëjta po përballet edhe sporti i volejbollit dhe ai i basketbollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat