Istogu pret skuadrën greke Panorama, synon kualifikimin 

Hendboll

Istogu pret skuadrën greke Panorama, synon kualifikimin 

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2025 Në ora: 17:40
Istogu

Hendbollistet e Istogut janë gati për ballafaqimin e  rrethit të dytë të kualifikimeve të Kupës Evropiane.

Vashat e Istogut kanë njohuri për ekipin nga Greqia, Panorama, dhe synojnë që të kalojnë tutje.

“Të shtunën, Istogu pret skuadrën greke Panorama në ndeshjen e parë të raundit të 2-të të Kupës së Evropës.
Istogaset kanë synime të qarta  kualifikimin në raundin e 3-të, mes 32 skuadrave më të mira në Evropë.

Për ta arritur këtë, na nevojitet ndihma e publikut istogas dhe e gjithë dashamirëve të skuadrës kampione të Kosovës Istogu”, njofton KHF Isrtogu.

Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe luhet në palestrën “Dresha” në Banjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat