Kampioni i Kosovës, Rahoveci do të përballët me Besa Famgas e Pejës, e cila luhet të shtunën në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.
Të dy skuadrat kanë dy ndeshje po aq fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.
“Nga ora 19:00, në shtëpinë tonë në ‘Mizahir Isma” presim Besa Famgasin.
Klubi pejan vjen në formë të mirë ku e ka mposhtur edhe Kastriotin në derbi. Pritet lojë e fortë dhe na duhet përkrahja juaj për ta vazhduar serinë e ndeshjeve të para.
Ky është po ashtu një test shumë i mirë para ndeshjeve në garat europiane”, njofton KH Rahoveci.
Rahoveci kryeson me 4 pikë sa ka edhe Besa dhe Vëllaznimi.