Ferizaj në Itali për ndeshjet evropiane

Hendboll

Ferizaj në Itali për ndeshjet evropiane

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 14:11
Ferizaj

Hendbollistet e Ferizajt kanë udhëtuar për në Salerno të Italisë ku do t’i luajnë dy ndeshje evropiane.

Ferizaj garon në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste. Do të përballet me skuadrën Jomi Salerno.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 18:00.

Ferizaj ka garuar pesë herë në Kupën Evropiane, por pa arritur ndonjë sukses deri më tani.

Jomi Salerno ka përvojë shumë të madhe në gara evropiane/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat