Eliminohet Shqiponja

Hendboll

Eliminohet Shqiponja

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 17:57
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Shqiponjës është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Pasi u mposht të dielën e kaluar në Schaffhausen nga skuadra zvicerane, Yellow Winterthur,

Shqiponja pësoi edhe të shtunën në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë.

Winterthuri fitoi me rezultat 48:29.

Helen Cristine Da Silva Souza ishte më efikasja te skuadra gjakovare me shtatë gola.

Nga gjashtë i shënuan Nathalia Silva Fontana e Alma Nivokazi, kurse pesë i kishte Aurora Lokaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat