Kastrioti e fiton ndeshjen me rezultat të thellë ndaj Vëllaznimit

Hendboll

Kastrioti e fiton ndeshjen me rezultat të thellë ndaj Vëllaznimit

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 21:54
Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të dielën mbrëma në Ferizaj, Kastrioti fitoi 50:29 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Felippe Teixeira i realizoi 11 gola për Kastriotin. Nëntë i kishte Festim Mustafa e gjashtë Alban Haziri.

Te Vëllaznimi më së shumti gola shënoi Florian Rexha - tetë.

Ardi Halili i realizoi gjashtë, kurse Çlirim Rama pesë.

Kastrioti e shënoi fitoren e dytë, derisa Vëllaznimi e pësoi humbjen e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat