Shqiponja shënon fitore të thellë ndaj Kastriotit 

Hendboll

Shqiponja shënon fitore të thellë ndaj Kastriotit 

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2025 Në ora: 16:43
Alma Nivokazi

Shqiponja e Gjakovës ka shënuar fitore të thellë me 23 gola dallim (51:28) ndaj Kastriotit të Ferizajt, në takimin e javës së tretë të elitës së hendbollit të Kosovës.

Vashat e Shqiponjës ishin një nivel tjetër dhe pa ndonjë mund të madh arritën deri të fitorja.

Alma Nivokazi është më efikasja me 13 gola në radhët e Shqiponjës, e ndihmuar nga Ana Gonçalves me 11 sosh etj. 

Nikelina Franca është më efikasja të Kastrioti, me 10 gola.

Shqiponja kryeson me 4 pikë dhe Kastrioti është në pozitën e parafundit të tabelës (i teti) me 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat