Diona Zhegrova - 14 vjeçarja që debutoi me sukses në Kupën Evropiane 

Hendboll

Diona Zhegrova - 14 vjeçarja që debutoi me sukses në Kupën Evropiane 

Nga: K.Goca Më: 15 tetor 2025 Në ora: 18:50
Diona Zhegrova

Një emër që po vjen në hendbollin e Kosovës, është talentja Diona Zhegrova, e cila ruan me sukses portën e klubit Ferizaj.

Portierja e talentuar dhe shtatlarte, ka synime të mëdha, në radhë të parë që të rrisë nivelin dhe të arrijë rezultate me klubin e saj.

I takon familjes së sportisteve dhe e ka në gjene hendbollin.

Image

Diona Zhegrova

Nëna e saj, Ramize Shabani, ka qenë ndër hendbollistet më të mira në vitet e pasluftës.

Diona ka shënuar edhe një sukses tjetër si 14- vjeçare. 

Debutoi me sukses në Kupën Evropiane në përballje me klubin nga Italia, Jomi Salerno.

Paraqitjet e saja në Salerno ishin mahnitëse për të gjithë të pranishmit në palestër.

Ky debutim ishte edhe një motiv shtesë për Dionën që të punojë edhe më shumë në arritjen e synimeve të saj.
Kush e zbuloi dhe e formoi si portiere?

Është meritë ekskluzive e ish portierit të mirënjohur Sami Çerkini.

Diona mësoi shumë nga Sami Çerkini.

Ajo shquhet me reflekset e saj.

Diona Zhegrova është edhe anëtare e kombëtares së Kosovës U-17.

Nga klubi Ferizaj flasin me krenari për këtë talente, për të cilën thonë se do të jetë një emër që do të flitet shumë në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat