Kampionja e botës, Franca, ka triumfuar me rezultat të thellë 43:12 (20:5) ndaj kombëtares së Kosovës, në hapje të Grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2026 në hendboll.
Në Nimes, në praninë e 2200 shikuesve, vajzat tona u përballën me kampionen në fuqi të botës, Francën.
Për 30 minuta nuk shënuan më shumë se 5 gola vashat e Kosovës.
Francezet shumë të forta për Kosovën.
Pjesa e parë mbyllet me 15 gola dallim (20:5).
Edhe në pjesën e dytë Franca shumë e fortë dhe nuk lejonte që të afrohen në rezultat vashat tona.
Në minutën e 47-të rezultati 32:9 për kampionen e botës.
Franca ngadhënjeu me rezultat 43:12 ndaj vashave tona.
Hendbollistja Alicia Toublanc është më efikasja të Franca, duke shënuar 8 gola, e ndihmuar nga Suzanne Wajoku me 5, Lucie Granier 4, NIna Dyru 4 sosh.
Merlinda Qorraj shënoi më së shumti gola te Dardanet, gjithsej 6, e ndihmuar nga Aurora Krasniqi 2, Toina Hetemi 1, Elsa Mulaj 1, Xhesika Mehmtaj 1, Mirjeta Bytyqi 1 sosh,
Franca kryeson me 2 pikë në Grupin 1, e ndjekur nga Kroacia me 2, Finlanda dhe Kosova janë pa pikë.
Menjëherë të dielën nga ora 17:15 në Prishtinë është ndeshja tjetër sfiduese me Kroacinë.