Vashat e Kroacisë e nisën me këmbë të mbarë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian në hendboll.
Kroacia shënoi fitore me rezultat 25:17 (11:8) ndaj Finlandës, në takimin që u luajt në Sisak.
Selektori i Kroacisë, Ivica Obrvan, nuk ishte 100 për qind i kënaqur, por nuk ka arsye për t'u shqetësuar.
“Nuk luajtëm shumë mirë, por fituam, gjë që ishte gjëja më e rëndësishme. Ishim më të mirë në pjesën e dytë, Dejana Millosavleviq dha një kontribut të madh në lojën një me një, mbrojtja na vuri në lëvizje në pjesën tjetër të ndeshjes, edhe pse ai segment ishte relativisht i saktë gjatë gjithë ndeshjes”, tha selektori kroat
Ndeshja e radhës është të dielën (17.15) ndaj Kosovës.
Kroatet udhëtojnë për fitore në kryeqytetin e Kosovës.
“Do të luajmë më mirë në Kosovë për të marrë fitore, pra katër pikë në fillim të kualifikueseve.
Mendoj se Kosova është më e mirë se Finlanda, edhe nëse Finlanda tregoi më shumë sesa në ndeshjet që pamë më parë.
Sulmi do të duhet të jetë shumë më i mirë të dielën”, tha Obrvan.