Përballja mes Kosovës e Kroacisë do të luhet nesër (17.15) në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Hendbollistet kroate kanë udhëtuar për në Prishtinë.
Federata e Hendbollit e Kroacisë del me një njoftim para ndeshjes me Kosovën.
“Jemi të kompletuar kundër Kosovës.
Me një fitore kundër Finlandës (25:17), skuadra kroate e hendbollit për femra hapi kualifikimet për EHF EURO 2026.
Tani është radha me Kosovën.
Ndeshja luhet të dielën në orën 17:15 në Prishtinë, ku Kroacia arriti me aeroplan nga Zagrebi në Shkup, dhe më pas me autobus në kryeqytetin e Kosovës.
Atmosfera në skuadër është e shkëlqyeshme sepse dy lojtare që na munguan shumë në Sisak gjithashtu përfunduan me sukses seancat e tyre të fundit stërvitore.
Këto janë, sigurisht, portierja Lucija Beshen dhe sulmuesja e krahut të majtë Andrea Shimara. Trajneri Ivica Obrvan do të ketë një përzgjedhje më të gjerë lojtaresh sesa katër ditë më parë.
Përveç seancave të përditshme stërvitore në Goricën e Madhe, skuadra kombëtare ka analizuar ndeshjen e kundërshtares të së dielës kundër Francës në ditët e fundit.
Meqenëse Kosova ka pësuar humbje të rëndë (43:12) kundër një prej skuadrave më të mira në botë, është objektivisht e vështirë të vlerësohet vlera reale e tyre.
Dhe për këtë arsye lojtaret tona duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Pritet që atmosfera në Qendrën e Rinisë dhe Sporteve do të jetë e nxehtë.
Kosova nuk ka qenë kurrë në një garë të madhe.
Deri më tani, është eliminuar gjashtë herë në parakualifikime. Në 19 ndeshje, Kosova ka regjistruar 4 fitore dhe 15 humbje”, shkruan mes të tjera në faqen e federatës kroate.