Prishtina me lehtësi ka marrë dy pikë në udhëtim, duke e mundur me rezultat 41:27 Kastriotin në Ferizaj, në ndeshjen e javës së katërt të Kampionatit të Kosovës në hendboll.
Prishtina e dominoi takimin fillim e mbarim duke i shkaktuar debakël Kastriotit.
Fitorja e parë e Prishtinës dhe e thellë ndaj Kastriotit që nuk është as në tokë e as në qiell.
Fryt i punës janë edhe rezultatet e Kastriotit.
Celine Sia me 14 gola është më efikasja të Prishtina, e ndihmuar nga Angelika Luberecka me 10, ndërsa te
Kastrioti Puhiza Gashi është më efikasja me 7 gola
Prishtina renditet në vend të 6-të me 2 pikë e Kastrioti ke tre humbje rresht e të gjitha me rezultat të thellë, është në vend të parafundit (i teti) me 0 pikë.