Kosova eliminon Britaninë e Madhe, kualifikohet në raundin e dytë në Kampionatin Botëror

Hendboll

Kosova eliminon Britaninë e Madhe, kualifikohet në raundin e dytë në Kampionatin Botëror

Nga: K.Goca Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 18:50
Kosova

Kombëtarja e Kosovës është kualifikuar në raundin e dytë të Kampionatit Botëror në hendboll (meshkujt).

Kosova ngadhënjeu me rezultat 35:30 (17:13) ndaj Britanisë së Madhe, në ndeshjen e kthimit që u luajt para një mijë shikuesve në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Dardanët kishin kapital të madh nga ndeshja e parë, nga fitorja me rezultat 32:26 në Derby ndaj britanikëve.

Image

Pjesa e parë u karakterizua me rivalitet mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, por në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë djelmoshat tanë rriten epërsinë në 4 gola (17:13).

Pjesa e dytë ishte çudi në vete. 

Image

Barazohet rezultati 18:18 në minutën e 35-të.

Britania e Madhe pati seri fantastike 1:7, duke kaluar në epërsi me 18:20 në minutën e 38-të.

Barazohet rezultati 20:20 dhe sërish me dy gola epërsi (21:23) Britania e Madhe.

Vetëkënaqësia e pjesës së parë apo çfarë ngjau në pjesën e dytë, është e habitshme e për çdo kritikë.

Selektori i Kosovës, Jesper Ostlund, duhet urgjentisht të shikojë këtë çka ngjau në pjesën e dytë, sidomos në 13 minutat e parë të kësaj pjese.

Kosova këndellet, barazoi 24:24 e thellon epërsinë në dy gola (26:24) në minutën e 50-të.

Në minutën e 55-të rezultati 31:26 dhe gjithçka ishte e qartë se fitorja është e Kosovës.

Djelmoshat tanë triumfuan me rezultat 35:30 ndaj Britanisë së Madhe.

Drenit Tahirukaj i shënoi shtatë gola për Kosovën. Drilon Tahirukaj, Leonard Gegaj e Egzon Gjuka i kishin nga gjashtë.

Britanikët eliminohen, Kosova shkon më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat