Çairi i Basri Latifit mburret, një lojtare i ftohet në kombëtaren e Paraguait

Hendboll

Çairi i Basri Latifit mburret, një lojtare i ftohet në kombëtaren e Paraguait

Nga: K.G. Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 16:37
Sabrina Fiore

Sulmuesja e Çairit, Sabrina Fiore, është në listën e ngushtë të Paraguait për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).

Ky është lajm i mirë për skuadrën shqiptare Çairi me trajner Bsri Latifi.

Trajnerja Marizza Faira e përfshiu Fioren midis 16 lojtareve, në të cilat do të llogarisë në Gjermani dhe Holandë.
Fiore ka luajtur për Paraguain në Kampionatin Botëror 2017 në Gjermani, dhe tani ajo do të luftojë përsëri në të njëjtin vend.

Paraguai është në grup me Malin e Zi, Spanjën dhe Ishujve Faroe.

Kampionati Botëror do të luhet nga 26 nëntori deri më 14 dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat