Ferizaj - Shqiponja, kryendeshja e javës

Hendboll

Ferizaj - Shqiponja, kryendeshja e javës

Nga: K.G. Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 19:11
Pamje nga ndeshja

Ferizaj dhe Shqiponja nga Gjakova nesër (18.00) do të ndeshen mes vete në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Shqiponja nga 6 ndeshje ka 4 fitore e Ferizaj nga 4 ndeshje po aq fitore.

Shqiponja renditet në vend të dytë me 8 pikë sa ka edhe Ferizaj në pozitën e tretë.

Kjo ndeshje është e javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat