Suzana Ujkiq shkëlqen me 11 gola në fitoren e thellë

Hendboll

Suzana Ujkiq shkëlqen me 11 gola në fitoren e thellë

Nga: K.Goca Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 19:17
Kapitenja Suzana Ujkiq

Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, ashtu siç pritej, edhe ngadhënjeu me rezultat të thellë me rezultat 42:23 ndaj Kastriotit, në ndeshjen që u luajt në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Është fitorja e pesë e Istogut nga gjashtë ndeshjet e deritashme. 

Kampionja ka vetëm një humbje dhe renditet në vend të dytë me 10 pikë pas javës së 7-të në Superligën e Kosovës në hendboll.

Kapitenja e Istogut, Suzana Ujkiq, bëri diferencën në terren, duke shënuar 11 gola. 

Është goli i 41 i saj në edicionin e sivjetshëm.  

Suzan Ujkiq shënoi 11 gola, e ndihmuar nga Farida Ëafky me 9 e Joneide Olikaka me 7, ndërsa te Kastrioti u dallua Nikelina Franca me 13 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat