Kastrioti - Besa Famgas, derbi i madh që luhet të shtunën

Hendboll

Kastrioti - Besa Famgas, derbi i madh që luhet të shtunën

Nga: K.Goca Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 19:06
Kastrioti i Ferizajt

Kastrioti i Ferizajt dhe Besa Famgas e Pejës, është derbi i javës së 9-të në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dy ekipet po përgatiten maksimalisht për derbin e madh që luhet të shtunën në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Përballja luhet në orët e mbrëmjes, 19.00.

Ferizajasit po përgatiten për një atmosferë sa më të mirë.

“Të shtunën, më 15 nëntor 2025, djemtë tanë të KH Kastrioti do të përballen me KH Besa Famgas Pejë në një ndeshje të zjarrtë dhe plot emocione!

Përballje e madhe, atmosferë e zjarrtë!

Ejani të gjithë ta mbështesim Kastriotin në shtëpinë tonë dhe të tregojmë forcën e Ferizajt!”, thuhet në njoftimin e KH Kastrioti.

Pas javës së shtatë, Rahoveci kryeson me 12 pikë, pasojnë Kastrioti me 12 e Besa dhe Vëllëznimi, secila kanë nga 8 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat