Kastrioti shijon fitoren e parë dhe me rezultat të thellë

Hendboll

Kastrioti shijon fitoren e parë dhe me rezultat të thellë

Nga: K.Goca Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 21:15
Kastrioti

Kastrioti i Ferizaj ka shijuar fitoren e parë në elitën e hendbollit të Kosovës.

Vashat ferizajase e mposhtën me rezultat të thellë, 33:25 Besën e Pejës.

Pas pesë humbjeve rresht, Kastrioti regjistroi triumfin e parë e Besa pësoi disfatën e shtatë në kampionat.

Hendbollistet e Kastriotit ishin më të mira, si rrjedhojë e kësaj është edhe fitorja e thelëa.

Hendbollistja Puhiza Gashi është më e mira te ferizajaset, me 11 gola të realizuara, e ndihmuar nga Nikelina Franca me 6, Elza Reçica 6, Verona Muhaxheri 5 gola etj.

Edona Radoniqi me 9 gola është me efikasja të Besa, e ndihmuar nga Samanda Konjuhaj me 7 sosh.

Kastrioti renditet në vend të shtatë me 2 pikë e Besa në fund me 0 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat