Skuadra shqiptare gjunjëzon Vardarin! Basri Latifi ballëlart

Hendboll

Skuadra shqiptare gjunjëzon Vardarin! Basri Latifi ballëlart

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 17:49
Çairi

Hendbollistet e Çairit mposhtën Vardarin me rezultat 31:28, në ndeshjen e parë të javës së 9-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut - femrat.

Tani, skuadra shqiptare sërish kryesojnë në tabelë me 16 pikë, përpara Metalurgut nga Autokomanda, të cilët kanë 15 pikë dhe një ndeshje më pak.

Në triumfin e Çairit  merita kanë: Biljana Damçevska me nëntë dhe Sabrina Fiore me shtatë gola, ndërsa për Vardarin, kapitenia Leona Milenkoska shënoi tetë gola.

Ekipi i Basri Latifit shkoi në pushim me rezultat 19:9.

Në pjesën e dytë vashat nga Çairi luajtën më të relaksuara, dhe kjo bëri që lojtarët e Vardarit të zbusin humbjen.

Basri Latifi doli ballëlart.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat