Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku drejtoi ndeshjen evropiane në Çeki

Hendboll

Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku drejtoi ndeshjen evropiane në Çeki

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 12:08
Erdoan Vitaku - majtas e Arsim Vitaku - djathtas

Dyshja e gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku, në fundjavë ka drejtuar tjetër ndeshje evropiane.

Çifti Vitaku ishte i deleguar nga EHF-ja për të ndarë drejtësinë në ndeshjen SKKP Bandball Brno – HC Berchem. Ndeshja u luajt në Brno të Çekisë, ndërsa u fitua nga skuadra vendase me rezultat 27:25.

Kjo ndeshje i takoi raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Luksemburg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat