Motrat Suzana e Dijana Ujkiq shfryhen ndaj Ferizajt, Istogu fiton derbin

Hendboll

Motrat Suzana e Dijana Ujkiq shfryhen ndaj Ferizajt, Istogu fiton derbin

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 21:51
Suzana e Dijana jkiqi

Kampioni në fuqi, Istogu, e ka fituar derbin e xhiros në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 32:29. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë.

Që në pjesën e parë mysafiret krijuan epërsi solide, që e mbajtën deri në fund.

Vendaset në fund u afruan në dy gola, por pa rrezikuar fitoren e Istogut. Megjithatë, lojtaret e Ferizajt kanë kërkuar barazimin deri në fund, duke e bërë ndeshjen interesante.

Suzana Ujkiq shëfryhet në Ferizajn, ka shënuar 10 gola për Istogun.

Nga gjashtë i shënuan Dijana Ujkiq, Farida Mabrouk dhe Destinee Benie.

Sevdanur Ozkan i shënoi nëntë gola për Ferizajn.

Gjashtë i shënoi Fetane Uzunlar e pesë Luljeta Sopjani.

Istogu është i treti me 12 pikë nga shtatë ndeshje. Ferizaj renditet i katërti me tetë pikë nga shtatë ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat