Kastrioti i Ferizajt fitoi 43:28 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë në kuadër të javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Felippe Teixeira dhe Gentrit Brahimi ishin më efikasët te Kastrioti me nga shtatë gola. 11 gola për Vëllaznimin i shënoi Ardi Halili.
Kastrioti tani është shkëputur në vendin e parë me 18 pikë, dy më shumë se Rahoveci.
Besa është e treta me 10 pikë nga shtatë ndeshje. 10 pikë, por nga nëntë ndeshje, i ka Vëllaznimi në vendin e katërt.